HOME ABOUT US KUNG FU WUSHU TAI CHI TRAINING GALLERY CONTACT
© Wushu Albania 2011

Kung Fu

 

Kung Fu ose gongfu () është një term që i referohet arteve marciale kineze.

Kung fu, (gôngfu) do të thotë " aftësi me përpjekje". E ndarë në dy karaktere  ajo shpjegohet, (gong) që do të thotë arritje individuale, apo aftësi dhe (fu), e cila përkthehet përpjekje ose punë të lodhshme.

Pra duke e shpjeguar më tej, me fjalën Kung Fu i referohemi procesit stërvitor të dikujt - forcimit të trupit dhe mendjes, të mësuarit dhe përsosmërisë së aftësive të tij, nëpërmjet praktikës dhe përpjekjeve për një kohë të caktuar. Fjala Kung Fu mund të përdoret edhe për të përshkruar aftësi të dikujt edhe në fusha të tjera (zanate apo profesione të ndryshme), duke thënë se një person që posedon Kung Fu në një fushë nënkupton aftësi në atë fushë, për të cilën ai ka punuar shumë për ta ndërtuar. Dikush me "Kung Fu të keqe" thjesht nuk ka dhënë kohë dhe përpjekje të mjaftueshme në stërvitje, apo nuk është i motivuar për ta bërë këtë.

Kina ka një histori të gjatë tradite në Artet Marciale, që përfshin qindra stile të ndryshme.

 

Artet Marciale Kineze mund të ndahen në kategori, më qëllim për ti dalluar ato. Për shembull ato ndahen në të Jashtme dhe të Brendshme; si dhe duke marë parasysh në cilën pjesë të Kinës janë zhvilluar, të ndara nga Lumi Yangtze, ndahen në Veriore dhe Jugore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Chin Woo Kung Fu

Shaolin Kung Fu Chan